Ramazan 2009 (1430): fillimi: 21 Aug. -   19 Sep 2009.
Ramazan 2010 (1431): fillimi: 11 Aug. -   08 Sep 2010.
Ramazan 2011 (1432): Filloni 1 Aug.    -   29 Aug. 2011th 
Ramazan 2012 (1433): fillimi: 21 Korrik - 19 Aug. 2012

 

MUHAMEDİ A.S. NË BOTËN MODERNE

Abdylkadër DURGUTİMUHAMEDİ A.S. NË BOTËN MODERNE
Doç. Dr. Ayhan Tekinesh

Me krijimin e elementeve të modernitetit në kulturën Evropiane, shkencëtarët perëndimor të cilët mirën me civilizimin, gjuhën dhe historinë islame, gjatë shekullin XVIII. në perëndim shikimet ndaj Muhamedi a.s. filluan të ndryshojnë dukshëm. Deri në epokën e re njohurit të cilat ishin prezent ndaj Muhamedi a.s. filluan të përzihen me besëtytni dhe besimet e kota. Që nga shekulli XVIII. filluan punimet gjoja të paanshme në bazat e shkencës. Duhet pranuar se në shekullin XIX. filluan punimet të hatashme dhe të mundimshme në Histori Islame nga ana e Reinhart Dozy (1820-1883) dhe William Muir (1819-1905). Nga këta autorë u hap një dritare e urrejtjes ndaj Islami dhe Lindjes. Qëllimi dhe puna e tyre ishte që ta kundërshtonin pozitën e pejgamberllëkut të Muhamedit a.s., ta e sjellin në pozitën e rëndomtë të njeriut dhe ta paraqesin atë të frikshëm ndaj Evropës ku deri atëherë askush nuk e kishte bërë. Gjatë kësaj periudhe po ashtu shkencëtarët bën përpjekjet e mëdha vetëm e vetëm ta paraqesin Muhamedin a.s. si një udhëheqës, prijës superior botërorë si një njeri i rëndomtë e jo si Pejgamber. Po ashtu shkencëtari i njohur Caussin thotë se “Në bazat e Islamit qëndron marrëveshje politike e assesi nuk qëndron marrëveshje fetare/shpirtërore.” Po në të njëjtën periudhë disa nga shkencëtarët të cilët u përpoqën të ofrohen me kritere objektive, Muhamedin a.s. e cilësuan si njëri me mendime të veçanta ku e ndikoi në ter botën dhe si një trim, hero i drejtë. E cilësuan duke i paraqitur në rrënd të parë mendimet sekulizare.
Punimet bibliografike që janë ber në perëndim për Muhamedin a.s. gjoja të paanshme, me këto punimet ndikuan edhe tek disa myslimanët. Po ashtu shkencëtarët perëndimor ndikuan në mendimet e rrymave dhe në shkencat dhe disiplinat të rejat islame. Si rezultat i kësaj është puna e shkencëtarëve perëndimorë në Historinë Islame ku këtë që e bërën ndikoi dhe u pëlqye në vendet Islame, disa prej punimeve menjëherë u përkthyen, kurse nga disa të tjerë është shkruar jeta e Muhamedit a.s. me metoda të ngjashme nën ndikimin e atyre shkrimeve. Madje edhe disa autor Arap nën ndikimin e shkrimeve perëndimore nuk u mjaftuan vetëm me kundërshtimin e Pejgamberllëkut të Muhamedit a.s. po ashtu e konsideruan si një njeri i suksesshëm në politik dhe taktik luftarake. Njëri prej doktorëve arap Shibli Shumej-jil në letrën që ia shkroi Reshid Rizaut kështu i tha “Ai i cili nuk beson në Allahun dhe shpalljes së Tij, ai nuk e cilëson Muhamedin me cilësitë e Pejgamberit, po sipas meje në sytë e tij ai është më i madh edhe pse ju e shihni atë si i dërguari i Allahut.” Në Egjipt Ferid Vexhdi, Doktor Zeki Mubarek, Abbas Mahmud el-Akkad dhe si Hejkel Pasha në shkrimet e tyre nuk i cekën muxhizet kevni të Pejgamberit a.s., më shumë e tregojnë si një trim, udhëheqës i madh pa ndërhyrë në çështje të Nubuvvetit, shpalljes, besimet, moralit, etikës etj. Mustafa Sabri Efendi i fajësoi ata për shkak se në vend të Nubuvvetit janë munduar ti vendosin cilësi të tjerë si; gjenial, i jashtëzakonshëm, inteligjent, talent, hero etj. Madje ai i tregon edhe ku i kundërshtojnë muxhizet kevni dhe mospërfilljes së përmasës të pa dukshme apo të fshehtën (Gajbin) të Nubuvvetit, ku nga disa shkencëtar perëndimorë e përmendin se “Muhamedi është patriot në formën-mënyrën e Pejgamberit.” Mustafa Sabri Efendi nuk kundërshton që të flitet për inteligjencën dhe talentin e Pejgamberit a.s., por ai thotë se Pejgamberllëku dhe muxhizet janë karakteristikat të pa ndashme. Prandaj, fjala është në vend të muxhizeve kevni të vihen gjenia, inteligjenca apo talenti, asnjëra prej këtyre nuk i zëvendësojnë muxhizet. Nuk ka kur far pengesë që të flitet për talentin e tij pasi që nuk i kundërshtojmë muxhizet e tija.
Pasi që bota dhe shkencëtarët perëndimore mbetën nën ndikimin e materializmit, gjithashtu edhe autorët mistik Krishterë luajtën rol të madh për ti trajtuar veçorit e Muhamedit a.s. sipas mendimeve të tyre. Ndërsa disa nga autorët mysliman duke e përshkruar jetën e Muhamedit a.s. e paraqitën si një antitezë ndaj mendimeve krishtere, kurse autorët krishterë, si një intelekt i madh por jo në kuptim të plot të Pejgamberit. Sepse për ata pejgamberi është prototip ai i cili nuk përzihet në punët e dynjasë dhe i vetmi mistik është Isai a.s. Autorët krishterë vazhdimisht e krahasojnë Muhamedin me Isën në çështjet e dynjasë, sepse Muhamedi a.s. në dallim prej Isait dhe themeluesit e feve të tjerë dallohet si themelues i bazave të një shteti. Sepse sipas tyre Muhamedi a.s. është një ideolog dhe një themelues i një shteti. Për këtë gjë te Muhamedi a.s. çështje shpirtëror/mistike nuk gjinden, dhe për këtë shkak as nuk mund të krahasohet Muhamedi me Isën, por ndoshta Muhamedi mund të krahasohet me disa prej pejgamberet e Beni İsrailëve. Gjithashtu edhe Hitti thotë: Krishterizmi në İnxhil, është më afër Jehudizmit i cili është në Tevrat se sa me Islamin.” Autorët krishterë qëndrimin të cilin e kanë ndaj Hz. Isait, vështirë është ta e kuptojnë prototipin e Muhamedit a.s. në jetën morale, shpirtërore apo fetare.
Njëri prej shkaqet kryesore në përqendrimin e veçori të dynjasë me këmbëngulje ndaj Pejgamberit a.s. dhe refuzimi i jetës shpirtërore është edhe rrethi i jetës shoqërore dhe kulturore. Për shkak se në botën moderne jeta fetare është ndarë nga fusha tjera, Pejgamberi a.s. nuk është trajtuar si shembull dhe udhërrëfyes i njerëzve në jetën fetare, shpirtërore, zuhd (asketizmit) apo takva (devotshmërisë), por ai është trajtuar vetëm si politikan i madh, hero apo këshilltar i fortë. Shumica e njerëzve sot e kanë vështirë ta kuptojnë suksesin e një njeriut fetarë në çështjet shoqërore dhe politike. Sidomos te krishterë, sepse në jetën moderne është vështir të njihet një udhëheqës me sukses në jetën shoqërore dhe politike dhe në të njëjtën kohë të jetë edhe fetarë. Për këtë shkak autorët perëndimor e kanë vështirë ta kuptojnë Muhamedin a.s. Ky është edhe njëri ndër shkaqet që shkrimet të cilët janë shkruar në perëndim për Muhamedin a.s., vazhdimisht jeta fetare-shpirtërore nuk është përfillë. Madje sipas tyre në mesin e elementeve bazave kryesore të Islamit, më së paku dihet për natyre-karakterin e drejt të Muhamedit a.s..
Shkaku tjetër për mos kuptimit të jetës fetare apo shpirtërore të Muhamedi a.s. është psikologjik. Më kryesorja prej tyre mungesa e eupatisë. Për ta kuptuar vërtetë jetën e Muhamedit a.s., shkrimet për jetën e tij nuk janë të mjaftueshme të analizohen vetë nga dritarja e jo myslimanëve. Ato duhet ti analizuar edhe nga dritarja islame, gjithashtu duhet ti kemi parasysh edhe vendin edhe pozitën që e ka në fetarë Islame. Për shkak të këtyre mungesave shumica e autorëve perëndimorë për lexuesin që i kanë përgatitur gjëra të hollësishme dhe shumë të pasura nga historia e Pejgamberit a.s. janë të pa dobishme për tu kuptuar karakteri të drejt të tij.
Prej shkaqeve kryesore që jeta e Muhamedit a.s. të interpretohet vetëm nga ana materiale-dynjallëkut përveç suksesit shoqëror dhe politik po ashtu janë edhe martesat dhe luftërat e tij. Mirëpo martesat e Pejgamberit a.s. kanë marr pjesë në grupin shoqëror. Martesat e tij nuk e tregojnë mangësi trupore. Për kundrazi në fushën e qenies kolektive, është simbol bashkimi i veprës me shpirtin. Kurse në heroizmin e luftërave të Pejgamberit a.s. nuk janë përqendruar vetëm orientalistët perëndimorë, në këtë temë edhe autorët mysliman përqendrohen. Për ta treguar Muhamedin a.s. më lehtë si modern, pa tjetër është dashur ta cekin heroizmin-trimërinë e tij. Për shkak të domosdoshmërisë për tu drejtuar atyre që nuk besojnë Abdurrahman Azzam ai e fillon veprën e tij duke treguar trimërinë e Pejgamberit a.s. dhe kështu thotë: “Pejgamberit të madh më vjen vështirë ti them trim dhe ta tregoi në mesin e trimave.” Po ashtu edhe Ali Sheriati thotë se nëse vetëm në suksesin ushtarak e cilësojmë Muhamedin a.s., do të numërohet në mesin e trimave më të mëdhenjtë që kalojnë në histori. Mirëpo afër punëve të tjera të cilët i dha rrëndësi shumë të madhe Islami, çlirimet ushtarake mbesin në mesin e të pa rëndësishmëve apo në kategorinë sekondare e jo primare. Kështu pra Muhamedi a.s. nuk mirët vetëm me mendimet e popullit. Ai edhe pse ishte politikan, ushtarak, forcë (autoritet) në vete, ai ishte udhërrëfyes për besimin sjelljet shpirtërore, adhurimeve, zuhd (jetë askete), takva (devotshmërisë) dhe në fusha të tjera që kanë lidhjet me besimin Islam. Po ashtu Muhamedi a.s. që nga krijimi i tij ishte i kushtuar (i rënë) në mendimet (tefekkur), ndërsa orientalistët janë ata të cilët e përshkruan atë si një njeri që e donë luftën, kurse ky përshkrimi i orientalistëve është në kundërshtim me karakterin, moralin dhe jetës së Pejgamberit a.s.
Nuk janë vetëm perëndimorët ata të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë jetën fetar (shpirtërore) të Muhamedit a.s., por edhe disa prej myslimanëve këtë vështirë e kanë që ta kuptojnë. Pra: “Nuk mund ta njohim njërin vetëm me ngjarjet e jetës.” Nëse ndalemi ti analizojmë ngjarjet edhe nga ana sociale dhe psikologjike mund ti shohim edhe gjëra të tjera. Si; ai u ka hapur njerëzve një rrugë dhe udhë të re, i ka mbyllur shkollat e ka hapur një shkollë të re, të gjitha kallëpet e vjetra i theu e formoi një kallëp të ri, ja u fshini mendimet e vjetra i vendosi bazat e mendimeve të reja. Ai në shpirtin e tij e pati një cilësi ku atë ua tregoi haptas ajo ishte “drejtësia”. Ai në kohën e injorancës ishte më shumë i njohur me ndërgjegje, vetëdije, ndershmëri se sa me ide apo mendimet. Për këtë shkak atë e quajtën me nofkën “el-Emin”.
Nga shkencëtarët shoqëror edhe pse në shekullin XIX. mendimi materialist ishte më i mjaftueshëm i orientalistëve, si rezultat i gjysmëshekullit të fundit është nga zvogëlimi i efektit të filozofisë materialiste në perëndim dhe përmirësimi i mendimeve ndaj Pejgamberit a.s.. Vërehet se orientalisti Marksist Maxsime Rodinson shqetësohet ndaj këtyre mendimeve me drejtpeshim ndaj Muhamedit a.s. duke thënë: “Ka edhe nga perëndimorët të cilët kanë zell të paraqesin fejën e Muhamedit a.s. në rend të parë. Orientalisti modern Montgomery Watt thotë duhet menduar pozitivisht për jetën fetare (mistike) të Muhamedit a.s. sepse, në shumë raste dhe te shumë persona gjatë historisë tregohet se ai ishte udhërrëfyes dhe shembull i jetës fetare dhe mistike. Ai po ashtu thotë se të krishterët duhet ta pranojnë Muhamedin si pejgamber nga vetë domosdoshmëria e principeve krishtere, duke u bazuar në: “Ata i njihni nga frytet e tyre” (Matta, 7.20). Sepse Islami shekuj me rrallë ka arrite ti edukoj shumë nga njerëz fetarë. Madje ai e përkthen termin Resulullah që rrjedh nga “Resul” në anglisht “messenger/i dërguar” e përmban një kuptim të sekularizmit në vend tij duhet përdorur termin “prophet/pejgamber”.
Orientalistët të kohëve të fundit, ndoshta për shkaqet politike i vërejtën edhe anët fetare dhe shpirtërore të Pejgamberit a.s.. Mirëpo myslimanët për ti lënë pa mbështetje ndaj mendimeve fetare, theksuan shpeshtë se thirrjet e Muhamedit a.s. në thelb përmban vetëm drejtime fetare dhe morale. Ky pretendim është futur në mesin e myslimanëve pas luftë së dytë botërore, për shkak se shtetet islame janë ngjeshur në luftërat çlirimtare dhe lëvizje xhihadiste. Disa nga orientalistët u munduan ta tregojnë qëllimin kryesor të tij, që ishte ta formoj një sistem moral. Ata shprehen se Muhamedi a.s. me shpenzime e përpjekje të sinqerta u mundua që njerëzve nga rrethi tu tregoi nivelin moral dhe shpirtëror. Si dhe orientalisti i kohës Claude Cahen duke i treguar qëllimet e Pejgamberit a.s. thotë: “Muhamedi nuk e ka një doktrinë shoqëror, sikurse e kanë themelues të feve tjerë. Mundi i tij ishte ta e shpallë vetëm një sistem moral... kërkesa e vetme e Muhamedit ishte ta bën një bashkësi me ndërgjegje e përbashkët, mbështetje e fortë, mbledhjet e përbashkëta mallëngjyese. Njohurit të shumta nga jeta e Muhamedit a.s. njëkohësisht është rast që të shpjegohet edhe nga mënyra të ndryshme. Po ashtu edhe gjendja e njohurive të shumta historike dhe transmetime të ndryshme për karakterin e tij gjithmonë ceket me cilësi të ndryshme. Siç dihet se njohuri për jetën e Muhamedit a.s. janë të shumta dhe të hollësishme. Madje edhe autorët perëndimor këtë e cekin se në mesin e të gjithë themeluesve fetar, historiku i Muhamedit a.s. është më i njohur. Ai cilësohet me cilësi të shumta, sipas dikujt ai është një trim, sipas tjetrit ai gjatë historisë ishte socialist i parë, sipas tjerët ai është gjeni. Mirëpo e vërteta është se shumica e orientalistëve e pranojnë se fejën që e formoi ai për një kohë të shkurtër e fitoi autonomi politike dhe doli në shesh një bashkësi dhe kulturë e re. Madje bashkëjetesa e tij e përbashkët e bëri që historianët modern të mendojnë se a mos ishte socialist i parë. Vërtet Muhamedi a.s. është udhërrëfyes, vendosës i ligjit dhe prijës për njerëz në jetën shoqërore. Mirëpo nuk duhet harruar se rruga e Muhamedit a.s. është që përqafon tërë jetën materiale dhe fetare. Pejgamberi a.s. iu bashkëngjit njerëzve për ti plotësuar dy fusha; atë jetën shoqërore dhe politike ta e mbanë në qendër fetare apo morale. Sepse ai nuk është pejgamber vetëm që e përfaqëson fushën materiale. Çdo pejgamber e ka theksuar të vërtetën e një anshme. Ndërsa Muhamedi a.s. për shkak se është shembulli dhe modeli i përsosur të vërtetën e përfaqëson me baraspeshë në përgjithësi dhe kuptimplotë. Duhet marr parasysh se e gjeth e vërteta është në një baraspeshë të fshehtë, ashtu është edhe jeta e Pejgamberit a.s. se kur të tregohet Pejgamberi a.s., nga ana e cilësive njerëzore nuk duhet harruar edhe ato të cilët janë dhunti nga Allahu, si; drejtësi, siguri, takva (devotshmëri), zuhd (asketizëm), robëri, lidhshmëria ndaj Allahut etj.
Disa nga hulumtuesit të cilët i sjellin shkrimet të hollësishme dhe të pasura, për lexuesin janë të pa dobishme për ta njohur karakterin e tij të plotë. Sepse shkaqet të cilët i cekëm më herët janë duke i lënë pas dore. Po edhe veprat të cilët janë shkruar në këtë metodë ose janë në ndikim të perëndimorëve modern ose janë shkruar si reaksion kundër perëndimorët. Edhe autorët mysliman modern pa i vërejtur disa gjëra i lan pas dore disa cilësi të tij dhe e paraqitën atë si një njeri të rëndomtë. Shkencëtarët perëndimor pejgamberet i shohin si shpëtimtarë të popullit, i cilësojnë në rolin e shpëtimtarëve. Nuk ka dyshim se ata janë shpëtimtar të popullit. Mirëpo nuk duhet ti kufizojmë vetëm me këtë, sepse kjo nuk është në rrënd të parë që duhet ditur për ta... detyra e pejgambereve që vjen në rrënd të parë dhe që duhet ditur është në lidhje me metafizikën, dhe nëse fejën e bazojmë vetëm në moralin apo shekujt e kaluar ti kuptojmë si ligjet shoqërore, atëherë feja nuk do të ketë dallim prej mendimeve materialiste.
Shumica e hulumtuesve ata që besojnë dhe që nuk besojnë i kanë cekur cilësitë morale dhe gjeniale. Kurse në anën tjetër vazhdimisht është lënë pas dore nuk është përfill, ajo më e rëndësishmja e metafizikës. Në burimet klasike Islame tregohet se “Pejgamberët, janë më të lartë të zgjuarsisë dhe posedues të moralit të përsosur. Janë të mbrojtur nga gabimet, veprat e tyre janë të lidhura me shpalljen.” Muhamedi a.s. që nga koha e injorancës ishte i njohur me shkathtësi, me moral të mrekullueshëm dhe drejtësi të plotë. Me këto cilësi ata e vlerësonin Muhamedin a.s. si njeri i përsosur.
Andaj nuk është e mundshme që të kuptohet rëndësia e tij nëse vetëm sipas çështjeve të dynjasë e analizojmë pa u bazuar edhe në ato shpirtërore dhe të shenjta. Siç e tregon edhe Schuon: “Muhamedi nuk është që të mos dyshohet nga gjenia e tij njerëzore, por ai për shkak se në esencë është një zgjedhje nga Zoti nuk dyshohet te ai.” Nuk mjafton ta kuptojmë “karakterin e shenjtë” dhe “moralin personal” të Pejgamberit a.s. edhe nëse i mbledhim njohurit nga të gjitha librat e historisë dhe sierit duke qen i sinqertë dhe i pa anshëm. Sepse këto librat janë përqendruar më shumë në çështjet njerëzore të tij. Për këtë shkak myslimanët kërkuan forma apo shprehje të posaçme dhe më të ndryshme për ta përkujtuar Pejgamberin a.s. për arsye të dashurisë së madhe ndaj tij. Për ti paraqitur ndjenjat dhe dashuri ndaj tij janë bërë punimet letrare dhe shkencore, po edhe në lidhje me këtë në periudhën e parë janë shkruar librat si Shemâi (Karakteri i Pejgamberit) dhe Delâil (Argumentet e Pejgamberit). Ilahi janë ato që e tregojnë dashurin ndaj tij, tubimet e mevludeve dhe kasideve janë ato që i shpie myslimanët në emocione, pa dyshim se këto janë motivet që myslimanët i bashkon në një vend për ta përkujtuar Muhamedin a.s. dhe si rrjedhim ta e parashikojnë atë me zemër dhe sy.
Përktheu
Abdylkadër DURGUTİ