BenimusicTV
lajme

Pakistani në vështirësi pas përmbytjeve
Punonjësit në Pakistan janë duke u përballur me vështirësi për të ndihmuar 27 mijë njerëz që kanë mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve, më të rënda në vend që prej 80 vjetësh. Të paktën 1100 ka vdekur dhe komunitete të tëra janë shkatërruar.Vlerësohet se më shumë se 1.5 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë.Ka shqetësime se në mesin e të pastrehëve mund të përhapet lehtësisht diareja dhe kolera.Rezervat me ushqime dhe ujë të pijshëm janë të pakta.OKB-ja, Kina dhe SHBA-ja kanë premtuar ndihma në operacionet e shpëtimit.Miliona dollarë ndihma po i ofrohen Pakistanit, ndërkohë që shikohet niveli i shkatërrimit të ardhur nga përmbytjet e mëdha.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se kishte autorizuar një donacion prej 10 milion dollarësh, po kaq do të akordojë edhe SHBA si dhe helikopterë dhe anije.
SPORT

Anderson shumë afër vdekjes
Aksident i rëndë rrugor për brazilianin Anderson të Manchester United. Sipas "Daily Mail", mesfushori është dëmtuar gjatë një përplasjeje të fortë që ka ndodhur në qytetin e Bragës, në Portugali.Braziliani pas aksidentit ka kaluar disa orë në spital. Sipas disa dëshmitarëve, Anderson është nxjerrë nga makina në flakë pa ndjenja përpara së ajo të shpërthente. Sipas “Daily Mail” në momentin e fatkeqësisë makina në të cilën ishte 22- vjeçari Anderson, ka lëvizur me shpejtësi prej 300 kilometra në orë. Me këtë shpejtësi makina “Audi R8”, ka përfunduar jashtë rruge dhe është përplasur shumë fortë me një mur. Dy persona të tjerë që ishin në makinë, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të plagosur. Mesfushori pritet të kthehet me kohë në Old Trafford, ashtu siç ishte paraparë në shtator.
ora
kalendari
Nje pamje mbreselenese nga njeriu dhe elefanti ne Tajlande
koha
aci hayat
gjitha epizodat
gazeta